Categories Lajme

Bashkia Gjirokastër ndërhyrje për emergjencat nga moti i keq

Gjatë ditës së shtunë, zona e Gjirokastrës është përfshirë nga reshjet intensive të shiut ndërkohë që strukturat e Bashkisë Gjirokastër janë angazhuar në terren, për evitimin e emergjencave për komunitetin.

Sipas kryetarit të Bashkisë Flamur Golemi, në përroin e Çullos, në qytetin e Gjirokastrës dhe atë Sopotit, në Njësinë Administrative Lazarat për shkak të prurjeve të shumta të ujërave gjatë orëve të mëngjesit është punuar intensivisht për të normalizuar gjendjen.

Me mjete të rënda është ndërhyrë për  të evituar daljen e tyre nga shtrati dhe përmbytjen e zonave përreth.

“Me uljen e intensitetit të reshjeve do të ndërhyjmë gjithashtu edhe në rrugën e fshatit Zhulat, ndërsa për zhbllokimin e rrugës së Golemit si shkak i rrëshqitjeve të tokës kemi dërguar mjetet tona. Do të bëjmë gjithçka duhet dhe kemi në dorë për të mbajtur nën kontroll këtë situatë. Jemi në terren dhe në gatishmëri të plotë!”, pohon kryebashkiaku Golemi.

Përgjatë ditëve të fundit Bashkia Gjirokastër ka vazhduar ndërhyrjet për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e segmenteve rrugore, pastrimin e kolektoreve të kullimit, sistemimin e shtretërve të përrenjëve me qëllim shmangien e problematikave për komunitetin si shkak i motit të keq të stinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME