Categories Lajme

BE i kërkon Kosovës ta revokojë ‘menjëherë’ vendimin për taksën ndaj produkteve serbe

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të revokojë menjëherë vendimin për rritjen e taksës në 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake.

“Më tej përkeqëson situatën pas imponimit fillestar të taksës prej 10% të rritjes së taksës javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet të revokojë menjëherë këto vendime”, thuhet në njoftimin për media të BE-së.

Po ashtu Mogherini ka deklaruar se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe frymës së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Qeveria e Kosovës e ka rritur në 100 % taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Këtë vendim e ka marrë qeveria në mbledhjen e sotme.

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e cila me 6 nëntor vendosi masë mbrojtëse 10% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

“Nga sot t’i vendoset masa 100% për produktet me origjinë nga Serbia”, tha Endrit Shala, ministër i MTI-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME