Categories Lajme

Beleri nën arrest me burg, ministri grek: Do përdorim çdo mjet për bllokimin e Shqipërisë në BE, nëse situata nuk qartësohet

Ministri i Shtetit Akis Skertsos tha në një konferencë për shtyp para gazetarëve të politikës, se qeveria greke do të përdorë çdo mjet për të parandaluar hyrjen e Shqipërisë në BE, nëse situata në Himarë nuk qetësohet.

Z. Skertsos e cilësoi “të papranueshme dhe të pallogjikshme sjelljen e Tiranës zyrtare për të burgosur kandidatin për kryebashkiak të Himarës Fredi Belerin , dy ditë para zgjedhjeve”.

“Nëse situata nuk qetësohet, siç theksoi zoti Mitsotakis, Greqia do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të bllokuar rrugën evropiane të Shqipërisë.

Do të ketë pasoja jo vetëm në marrëdhëniet greko-shqiptare, por edhe në ecurinë e pranimit të Tiranës në Bashkimin Evropian, të cilën Greqia e ka mbështetur deri tani.Lajmet që vijnë nga Shqipëria se zoti Beleris ka mbizotëruar përfundimisht, shtojnë presionin ndaj Tiranës për të ndryshuar qëndrim”, ka nënvizuar përfaqësuesi i qeverisë greke

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME