Categories Lajme

Bendo mesazh punonjësve të SHISH

Kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit Helidon Bendo i ka dërguar një mesazh punonjësve të këtij institucioni, një ditë pasi Ilir Meta dekretoi emrin e tij në krye të shëbimi.  Në mesazhin në fjalë Bendo nënvizon faktin se për të është përgjegjësi që do të drejtojë tashmë zyrtarisht SHISH. Ai i ka bërë thirrje punonjësve të këtij institucioni që të bazohen në punën e tyre në parimin e ligjshmërise, objektivitetit dhe sekretit.Më poshtë mesazhi i plotë.

Të nderuar punonjës të Shërbimit Informativ të Shtetit, Me dekretin nr.10937, datë 05.11.2018, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, më ka besuar drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Propozimi i Kryeministrit dhe vendimi i Presidentit të Republikës më ngarkojnë me përgjegjësinë e lartë për të udhëhequr Shërbimin Informativ të Shtetit, si një institucion kyç për garantimin e sigurisë kombëtare. SHISH-i ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar si organ informativ në çështjet e sigurisë kombëtare. Autoritetet më të larta shtetërore dhe organizatat e partnerët ndërkombëtarë e kanë çmuar rolin themelor parashikues, parandalues dhe goditës të SHISH-it. Të nderuar kolegë, Gjithçka e arritur dhe e ndërtuar nga SHISH-i është fryt i përpjekjeve tona të përbashkëta dhe i rolit të qindra punonjësve të ndershëm e profesionistëve të vërtetë të inteligjencës, me të cilët kemi bashkëpunuar e bashkëpunojmë ndër vite. Ndaj sot vlerësoj se është momenti, që bazuar te parimet bazë të punës sonë, si LIGJSHMERIA, OBJEKTIVITETI dhe SEKRETI, të angazhohemi për të çuar cilësisht përpara punën dhe produktin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Me këtë rast, më lejoni të përçoj te çdo punonjës i Shërbimit vlerësimin dhe mbështetjen e Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Duke mirëpritur kontributin tuaj, ju uroj punë të mbarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME