Categories Lajme

“Benzi ka dalë nga moda”, Ylli Ndroqi “sfidon” SPAK-un, nxjerr në rrugë dy “bishat” Range Rover

Biznesmeni Ylli Ndroqi ka reaguar për herë të parë pas sekuestrimit të pasurisë së tij nga SPAK, duke bërë një postim në rrjete sociale, ku tregon se tashmë do të dalë në rrugë me dy supermjete të tjera. Në shkrimin që e ka shoqëruar edhe me video, tregon se në udhëtimet e tij do e shoqërojnë automjetet e markës Range Rover, për të cilat thotë se nuk shkaktojnë probleme me policinë. Sa i përket Mercedes Benz, një prej automjeteve që është sekuestruar nga SPAK, Ylli Ndroqi përdor notat e ironisë duke thënë se cilëson si të dalë nga moda.

“Mirëmbrëma të dashur miq! Ju uroj një mbrëmje të këndshme. Nga sot vendosa të lëviz me Range Rover. Mercedes Benz ka dalë nga moda. Ju sugjeroj Range Rover makinë pa probleme me policinë”, shkruan Ndroqi.

Edhe pse i vendosur nën një presion të jashtëzakonshëm politik, Ndroqi i dorëzoi sot dy televizionet Ora News dhe RTV Ora me një rrogë mujore gjendje në arkë dhe një milionë dollarë detyrime të pambledhura, nga të cilat pjesën më të madhe, për ironi të fatit ia kishte Partia Socialiste.

Një gjest për tu admiruar ky i Ndroqit që të paktën nuk i la punonjësit e tij në mes të katër rrugëve, por iu garantoi pagesën edhe për dy muajt e fundit. Nga dita e sotme, dy televizionet në pronësi të Ylli Ndroqit do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara, me administrator Arjan Baçin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME