Lajme

Berat, Akuzohen për krime mjedisore, tre persona nën hetim

DVP Berat, Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe g oditjen e k rimeve mjedisore, si dhe të paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit.  Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e k rimeve mjedisore, si dhe në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IMT Berat dhe Skrapar, kanë proceduar p enalisht shtetasit:

  1. Sh., 53 vjeç, banues në fshatin Selan, Skrapar, pasi u konstatua në vendin e quajtur “Teteren”, duke hedhur inerte me një mjet fadromë në shtratin e lumit Osum.
  2. D., 38 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bogovë, Skrapar, ka rezultuar se kishte pushtuar një sipërfaqe toke dhe ushtronte aktivitetin tregtar duke mos paguar tatimet, taksat, dispononte mall pa faturë, si dhe kishte dy punonjës të pasiguruar.
  3. L., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit u konstatua se kishte pushtuar një sipërfaqe toke publike dhe tregtonte pa faturë tatimore pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe g oditjen e k rimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të d enoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: