Categories Lajme

Berisha takim me fituesit e Primareve: Ju keni ridimensionuar pluralitetin në PD

Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fituesit e Primareve për zgjedhjet e 14 majit, të cilëve iu drejtua duke i thënë se, ata kanë transformuar, ridimensionuar pluralitetin në PD, por edhe në Shqipëri në tërësi.

Këtë takim, Berisha e quajti një ngjarje tepër të veçantë, pasi si kurrë ndonjëherë, në selinë e PD nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit

“Për këtë sallë, për këtë seli, për PD-në, kjo është një ngjarje shumë e veçantë. Kurrë ndonjëherë më parë, këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit, një trupë që ka marrë votat nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së, më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në të gjithë ekzistencën e saj. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë. Ju keni dalë nga një garë, keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar në tërësi civilitet, integritet, transparencë dhe me garën që keni bërë, keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në gjirin e PD-së, por edhe në Shqipëri në tërësi.”

Sali Berisha

Sipas Berishës, nuk ka parti më të hapur në mënyrën më demokratike sesa një parti që përveç anëtarëve të vet, fton të votojnë edhe simpatizantët e saj.

“Nuk ka parti më të hapur sesa partitë që bazohen në garën, konkurrencën e lirë dhe të ndershme të zgjedhjes së institucioneve të saj. Nuk ka parti më të hapur sesa një parti që vendos pluralitetin dhe votën e lirë në themel të zgjedhjes së qeveritarëve të saj vendorë, qendrorë dhe drejtuesve të saj. Nuk ka parti më të hapur në mënyrën më demokratike sesa një parti që përveç anëtarëve të vet, fton të votojnë edhe simpatizantët e saj. Pranon në garë jo vetëm personalitete të veta, por edhe prurje të shquara nga shoqëria civile, bota akademike. Të gjitha këto kanë ndodhur në këtë garë. Nuk them se ishte e përsosur, por këto ishin risi të pamohueshme të saj. Secili prej jush ka kontributin, investimin në këtë realitet të ri të krijuar në PD, por edhe në Shqipëri. Secili kandidat, që doli i dytë apo i tretë në garë, ka meritën e madhe se firmosi pluralitetin brenda në PD. Por një aspekt tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm, thelbësor i garës, qëndron në përmbysjen”. Sali Berisha

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME