Categories Lajme

Rrëmbimi dhe djegia për së gjalli e 61-vjeçarit, e arrestuara drejtonte qendrën për të ndihmuar fëmijët jetimë të ushtarakëve

Policia tha se kishte zbuluar autorët e një krimi të ndodhur në maj 2017. Pas 5 viteve, deklaroi Policia e Tiranës, kufoma e gjetur në Kodër Shupal, e dekompozuar dhe e djegur në 2017, është identifikuar nga policia përmes provave shkencore dhe ai është Menduh Shaban Kurt-Deda 61 vjeç. Viktima ishte rrëmbyer, lidhur, dhunuar dhe më pas djegur duke humbur jetën.

Për këtë ngjarje, policia ka ndaluar dy persona. Ata janë Gazmir Ngota 39 vjeç dhe Marjeta Karaj 56 vjeç. Në kërkim është djali i kësaj të fundit, Besmir Karaj 34 vjeç, i cili ndodhet në Itali.

Sipas informacioneve policore, viktima dhe Marjeta Karaj punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej tyre.

Por një borxh i pakthyer ishte shkak i ngjarjes rëndë. Policia deklaroi se viktima u kishte borxh personave të ndaluar, 10 milionë lekë të vjetra që ia kishte marrë Marjeta Karajt.

Për të marrë paratë, Marjeta Karaj, djali i saj dhe shoku i djalit Gazmir Ngota 39 vjeç kishin lënë takim në 2017 tek zona e Xhamllikut me Menduh Shaban Kurt-Dedën. Aty e morën me forcë e çuan në zonën e Alliasit, ku e dhunuan.

Prej andej, Besmir Karaj dhe shoku i tij Gazmir Ngota 39 vjeç e dërguan me makinë 61-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar në Kodër Shupal, ku e lidhën, e dhunuan dhe e dogjën me lëndë djegëse duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima u identifikua pas 5 vitesh nga këmbë e majtë pasi nuk ishte djegur dhe dekompozuar plotësisht.

Dy të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim.

Marjeta Karaj ishte drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME