Categories Lajme

Berisha: Thirrja e Ramës për rritjen e rrogave, thjesht propagandë. Objektivi ynë trefishimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp dënoi aplikacionin “Aktivisti”. Sipas Berishës, ky aplikacion është i dënueshëm.

“Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-krimit elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit. Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narkoshtetit të Edi Ramës në një narkoshtet elektoral.

Pra, shndërrimin në një makineri të dhunimit masiv të votës nëpërmjet ndikimeve të paligjshme. Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregullat themelore të rrjeteve sociale, sepse po përdoret si një mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë. Duke denoncuar përpara jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektove, pranë rrjeteve sociale ku përdoret ky aplikacion antiligjor”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve u ndal edhe tek rrogat. Ai u shpreh se PD do të depozitojë ligjin për dyfishimin e rrogave si akt i parë. Ndërkohë shtoi se Rama po bën një akt kriminal elektoral. Sipas Berishës, rritjet e rrogave nuk bëhen në asnjë vend të lirë para zgjedhjeve.

“PD denoncon të turpshme, antiligjore, antikushtetuese përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama. Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD. Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve. Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner. Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit që pagat në të gjithë piramidën shtetërore do dyfishohen. Por këto akte nuk merren kurrë me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve.

Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike. PD do depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë. Ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje të këtij vendi. Ne këto veprime nuk i bëjmë për propagandë, ne i bëjmë se kemi bindje se një ndëshkim madhor më kryesor i këtyre 9 viteve ka qenë ngrirja e rrogave dhe pensioneve, de facto ulja e frikshme e tyre për shkak të inflacionit”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME