Lajme

Bluzat e bardha në zi/ Ndërron jetë infermierja, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë (EMRI)

Infermierja Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit, në një postim në faqen zyrtare, ku i ka shprehur ngushëllime familjarëve për këtë humbje të madhe.

U shkëput nga zinxhiri infemieror  kolegia jonë e  dashur  Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të  Infermierisë, Shkodër dhe  ushtroi profesionin  e saj si  Infermiere  pranë ZKM, Tiranë.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close