Categories Lajme

Britania shtyn votimin për largimin nga bashkimi Evropian

Kryeministrja britanike, Theresa May, vendosi të shtyjë votimin e marrëveshjes për marrëveshjen e largimit nga Bashkimi Evropian, që ishte arritur me Brukselin gjatë muajit nëntor.

Kryeministrja May u tha deputetëve se çështja e kufiri irlandez ishte çështja me e diskutueshme rreth marrëveshjes për të cilën ajo nuk ka votat e mjaftueshme.

Parlamenti pritej të votonte të martën, nëse e pranon marrëveshjen që kryeministrja May e ka arritur me Bashkimin Evropian, për largimin e Britanisë nga blloku.

Shtyrja e votimit ndodhi pak orë pasi që Gjykata Evropiane e Drejtësisë, tha të hënën se Mbretëria e Bashkuara mund të anulojë njëanshëm BREXIT-in, duke shtuar shpresat e pro evropianëve para votimeve në parlamentin britanik për marrëveshjen e kryeministres Theresa May, për largimin nga Bashkimi Evropian.

Vetëm 36 orë para votimit të së martës, Gjykata tha se Londra mund të tërheqë njëanshëm dhe pa dënime artikullin e 50 për largimin nga BE-ja.

‘Mbretëria e Bashkuar është e lirë të anulojë në mënyrë të njëanshme njoftimin për qëllimin e saj për t’u tërhequr nga BE-ja ‘, thuhet në vendimin e gjykatës.

‘Një anulim i tillë, i vendosur në përputhje me kërkesat e kushtetuese, kombëtare, do të kishte efektin që Mbretëria e Bashkuar të mbetet në BE nën kushte të pandryshuara’.

E ardhmja e BREXIT-it mbetet thellësisht e pasigurt pasi dhjetëra ligjvënës janë zotuar publikisht të votojnë kundër marrëveshjes së kryeministres May.

Në referendumin e 23 qershorit të vitit 2016, 17.4 milionë votues apo 52 për qind, mbështetën BREXIT-in, ndërsa 16.1 milionë apo 48 për qind votuan për të mbetur pjesë e bllokut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME