Prej datës 18 shkurt ka nisur procesi i vaksinimit anticovid në qytetin e Vlorës ku po vijon me ritme të shpejta . Deri në këto momente janë aplikuar rreth 2600 doza vaksine . Vaksinimi masiv po kryehet në tre pika massive, në dy shkolla dhe stenda qendrore e vendosur në zonën e skelës të pajisura me staf mjeksor .
Pas përfundimit të bluzave të bardha , mësuesve , uniformave blu dhe gazetarëve prej të dielës ka nisur vaksinimi i stafeve të operatorëve turistik ku në qarkun e Vlorës janë 2500 operator turistik . Gjatë ditës së djeshme kanë marë dozën e parë te vaksinës rreth 30 prej tyre ndërkaq sot janë regjistruar 136.
Paralelisht me këtë fashë ka filluar dhe fasha e fasonerive ku do të paraqiten me një grafik të caktuar . Cdo fasoneri ka numrin e caktuar të punonjseve ku rreth 600 prej tyre janeë të regjistruar .
Drejtoresha e spitalit rajonal te Vlorës Bruna Mersini shprehet se interesi i qytetarëve është i lartë për të kryer vaksinën ku numri i tyre shkon deri ne 1200 në ditë e deri në këto momente nuk është shfaqur asnjë komplikacion .