Categories Lajme

Meta në Kavajë: Incidenti i organizuar nga shtabi elektoral

Presidenti Ilir Meta ka vizituar në spitalin e Durrësit sekretarin e degës së PD Kavajë, Bledar Okshtuni i cili mbeti i p lagosur. Meta deklaroi se kjo që ka ndodhur në Kavajë është ngjarja e fundit k riminale ku derdhet g jak për llogari të rilindjes. Ai u shpreh Shqipëria do e thotë fjalën e saj duke kërkuar barazi para ligjit, ndërsa shtoi se çdo mosveprim i drejtësisë e ngarkon me përgjegjësi të rëndë të situatës.

“Para përgjegjësisë jo vetëm autorin. Është i organizuar nga shtabi elektoral në Kavajë. Ajo që ka ndodhur sot në Kavajë do jetë ngjarja e fundit k riminale kur derdhet g jak për llogari të rilindjes. Historia e zgjedhjeve të Shijakut dhe Dibrës ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. Duhet të reflektojnë të gjithë para se të jetë vonë sepse Shqipëria do e thotë fjalën e saj me qetësi dhe vendosmëri.

Të gjithë duhet ta kuptojnë se është moment historik për vendin dhe ngjarje të tilla do të rrënonim imazhin e vendit tonë në planin ndërkombëtar që edhe kështu si është është copë copë. Të gjithë duhet të respektojnë kodin zgjedhor dhe t’u bëjnë apel përkrahësve të tyre për të mos u përfshirë në krime zgjedhore. Jemi në një moment kur çdo përpjekje për të përshkallëzuar dhunën mund të rezultojë në fatale për ata që e frymëzojnë atë.

Rendi kushtetutës do vendoset më 25 Prillit. Regjimi i patronazhit ka cofur njëherë e përgjithmonë. Barazi para ligjit garanton vetëm vota e barabartë dhe ata që kanë f rikë nga ajo, kanë frikë nga drejtësia që e kanë kapur prej fyti. Ju falënderoj, ju uroj të shtruarve këtu shërim të shpejtë ndërsa Bledari të dalë sa më shpejt. Çdo mosveprimi i drejtësisë i ngarkon me përgjegjësi të rëndë të mundshëm të situatës që nuk e dëshirojmë”, u shpreh presidenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME