Categories Lajme

Përfshihet në aksident Autobusi i linjës së ‘Kopshtit Zoologjik’

Eshtë përfshirë ditën e sotme në një aksident Autobusi i linjës së ‘Kopshtit Zoologjik . Teksa ka qenë duke udhëtuar, autobusi është përplasur nga një mjet e më pas ka përfunduar pranë murit të Ministrisë në qendër të kryeqytetit.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar katër pasagjerë të cilët janë dërguar në spital. Siç shihet në pamjet e publikuara, autobusi është dëmtuar në pjesën e përparme pasi përplasja që ka marrë ka qenë e fortë. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Po vijon puna për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia e shtetit ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me përplasjen e autobusit në Tiranë. Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur pas përplasjes që autobusi ka pasur me një mjet tjetër.

Ndërkohë, për pasojë kanë mbetur të lënduar katër pasagjerë të cilët janë dërguar në spital.

Njoftimi i policisë: Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME