Categories Lajme

Mot i paqëndrueshëm, zonat ku do të ketë reshje shiu

MeteoAlb, Deri në mesditë mbetemi në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut në vendin tonë. Por pas mesditës dhe orët vijuese sjellin largim të vranësirave dhe ri-kthim të motit të kthjellët në Shqipëri. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 17°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Pjesa e më e madhe e kontinentit Europian do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje shiu dhe stuhi ere. Konkretisht Veriu, Lindja dhe Jugu i Kontinetit. Ndërsa me kthjellime paraqitet Britania e Madhe.

Kosova Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të kushtëzojnë motin në Kosovë.

Për pasojë vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim dhe sjellin reshje të pakta e të izoluara dominojnë deri pasdite kur kemi përmirësim të motit dhe ri-kthim të kthjellimeve.

Maqedonia e Veriut Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë motin në MV duke sjellë edhe reshje të pakta e të izoluara shiu. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur moti kthjellohet gradualisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME