Categories Lajme

Bujar Leskaj, Prezanton kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021 në minishtabin e Rajonit 4

Në minishtabin e Rajonit 4, përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Grupseksioneve të lagjeve “24 Maji”, “1 Maji” “Lef Sallata” dhe “Pavarësia”, së bashku me kryetarin e degës, Genc Deromemaj prezantuam kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021: z. Gëzim Ademaj, znj. Nada Meçorapaj dhe z. Edmond Fetahu.

Ndryshe nga Partia Socialiste, Partia Demokratike ka jo vetëm program, të cilin ka disa javë që e prezanton përpara shqiptarëve, por edhe një ekip të përgjegjshëm e me integritet, fitues e dinjitoz, garanci për ndryshimin dhe fitoren në 25 prill dhe do t’i sjellë Vlorës prestigjin që meriton.

Fushata jonë qytetare do të finalizohet me fitore dhe vota jonë për PD do të jetë vaksina më e sigurtë për mposhtjen e Rama- virusit!

U shpreh besimi në fitore dhe anëtarët e grupseksioneve shprehën mobilizimin për punë të palodhur në finishin e kësaj fushate, e cila do të kurorëzohet me fitoren e Demokracisë, me fitoren e Shqipërisë dhe të shqiptarëve të përgjegjshëm e demokratë.

Kandidatja Nada Meçorapaj falenderoi të gjithë demokratët e Vlorës për përkushtimin, punën dhe qëndresën e tyre, duke shprehur angazhimin se së bashku me strukturat dhe demokratët vlonjatë do të bëjnë ndryshimin. Vlerësim dhe obligim për fitoren jo vetëm në zonën e Selenicës, por në krejt qarkun e Vlorës, ishte mesazhi që përcolli kandidati i komunitetit çam, Gëzim Ademaj.

Falenderimi më i madh për besimin që tregoi PD duhet të jetë puna e të gjithë kandidatëve, kryesisë dhe anëtarëve për maksimalizimin e votave, u shpreh kandidati Edmond Fetahu si përfaqësues i komunitetit çam, i cili tha se pas Çamërisë Partia demokratike është shtëpia e përbashkët e këtij komuniteti.

Anëtarët e PD të grupseksioneve të Rajonit 3 dhe 4 njëzëri shprehën mbështetjen për kandidatët, besimin në fitore dhe angazhimin maksimal për të punuar në mënyrë që 25 prilli të jetë dita kur ekipi fitues i Partisë Demokratike do të largojë Edi Ramën nga pushteti dhe do të vërë në jetë aspiratën e Studentëve të Dhjetorit për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe për ta vënë Shqipërinë në vendin që meriton në familjen europiane.

25 prilli do të jetë dita kur ekipi fitues i Partisë Demokratike do t’ua kthejë Shqipërinë qytetarëve Shqiptarë. Pas takimit me strukturat pata edhe shumë takime me banorë të lagjes. Së bashku për fitoren! 25Prill#ShqipëriaFiton

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME