Categories Lajme

Çmimi i naftës në rënie

Çmimet e naftës shënuan rënie të martën, dita e tretë radhazi, ndërsa Gjermania, Franca dhe shtetet e tjera evropiane pezulluan përdorimin e një vaksine të rëndësishme kundër koronavirusit, duke kërcënuar kërkesën për karburant.

Nafta e papërpunuar në tregun Brent ra me 49 cent, duke arritur në 68,39 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Shteteve të Bashkuara ra me 59 cent duke përfunduar në 64,80 dollarë për fuçi. Në fillim të këtij muaji, çmimi në tregun Brent të naftës së papërpunuar arriti nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2020, ndërsa çmimi i naftës së papërpunuar të Shtetevet ë Bashkuara arriti në nivelin që ishte në vitin 2018.

Gjermania, Franca dhe Italia thanë se do të ndërpresin përdorimin e vaksinës e koronavirusit, të prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, pas njoftimeve për efekte të mundshme anësore serioze, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se lidhja mes këtyre efekteve anësore dhe vaksinës nuk është vërtetuar. Monitoruesi i ilaçeve në Evropë tha se përfitimet e vaksinës AstraZeneca janë më të mëdha rreziqet e saj. Investitorët janë të shqetësuar se ritmi i ngadaltë i vaksinimeve në Bashkimin Evropian mund të dëmtojë rimëkëmbjen ekonomike dhe kërkesat për karburant.

“Për rimëkëmbjen e plotë të nivelit të kërkesave për naftë, duhet të ketë një ritëm më të suksesshëm dhe më të shpejtë të vaksinimit të popullsisë globale”, tha Bjornar Tonhaugen, shef për tregjet e naftës në kompaninë Rystad Energy. “Para zhvillimeve të fundit, kishte një optimizëm se fushatat e vaksinimi ishin në rrugën e duhur”, shtoi ai. Pandemia uli në mënyrë dramatike kërkesat për naftë. Çmimet janë rikuperuar në nivelet e para krizës globale të shëndetit, por fitimet janë kufizuar nga përparimi i ngadaltë i procesit të vaksinimit në shumë vende.

Në Shtetet e Bashkuara, inventari i naftës së papërpunuar po rritet pasi rafineritë ende nuk janë rikuperuar plotësisht nga stuhia dimërore e mesit të shkurtit në Teksas që ndaloi funksionimin e tyre. “E ardhmja afatshkurtër do të përcaktohet nga raportet javore të rezervave të Shteteve të Bashkuara”, thanë analistët e PVM-së, duke shtuar se forca e dollarit ndaj monedhave të tjera gjithashtu po rëndonte mbi çmimet e naftës.

Aksionet e naftës së papërpunuar amerikane u rritën me gati 14 milionë fuçi në javën e mëparshme, duke tejkaluar parashikimet për një rritje të tyre me një nivel prej më pak se 1 milion fuçi. Rafineritë amerikane po zvogëlojnë punësimin e anijeve për periudha më të gjata, një shenjë tjetër e pasigurisë mbi atë se kur pritet të rikthehen kërkesat globale të naftës në nivelet para-pandemike, thanë burimet e industrisë së transportit dhe tregtisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME