Categories Politike

Publikohet lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 25 Prillit

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 25 Prill. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shqiptarë. 50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % e tyre janë votues femra. Mësohet se për herë të parë drejt kutive të votimit do të shkojnë 107 204 qytetarë në 5199 qendra votimi në rang vendi. Po ashtu mësohet se janë bllokuar 1 098 qytetarë si shkak ose si rrjedhojë e ligjit të Dekriminalizimit.

Ministria e Brendshme thekson se i gjithë ky proces i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të Komisionit Qendror të Zgjedhësve. Në çdo etapë të tij, auditët kanë pasur të njëjtin akses që ka Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Procesi ka kaluar në disa faza pasi më herët janë realizuar 6 ekstrakte të përbërësve zgjedhore.

Çdo qytetar mund ta verifikojë emrin në listën e zgjedhjeve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania”. Për çdo pretendim qytetari mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.

“Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore”, thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme. Në fund bëhet thirrje që qytetarët që u kanë skaduar dokuemente biometrike t’u drejtohen zyrave të aplikimit për t’u pajisur me dokumentet përkatëse në mënyrë që më 25 Prill të shprehin vullnetin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME