Categories Lajme

Cila ditë do ketë stuhi? Lamtumirë ditë me diell, javën që vjen fillojnë reshjet e shiut dhe borës

Bëhuni gati për ti lënë pas ditët me diell. Moti do të ndryshojë këtë javë dhe ditët me diell që kanë dominuar për një kohë të gjatë do të zëvendësohen me reshje shiu. Megjithëse java që vjen do të jetë e lagësht nuk do të mungojnë as momentet me diell dhe dëborë në disa zona. Sipas shërbimit meteorologjik e mërkura do të jetë një ditë delikate pasi do të ketë shtrëngata e stuhi. “Pas një kohe të gjatë me mot me diell dhe “thatësirë” sa i përket reshjeve të shiut tashmë situata meteorologjike mbi vendin tonë ndryshon totalisht. Në këtë mënyrë kryefjala për javën që kemi përpara do të jetë moti i paqëndrueshëm shoqëruar me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme përgjatë pjesës më të mdhe të ditës. Por nuk do të mungojnë as orët me diell edhe pse ato do të jenë të shkurtra me intervale disa orësh”, thuhet në njoftimin e shërbimit meterologjik. Reshjet e shiut do të jenë në shumicën e ditëve me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formnën e shtrëngatave. Përjashtim bëjnë këtu dita e Mërkurë me reshjet të cilat në zonën e qendrës dhe atë të veriut lokalisht do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Nga ana tjetër dita e Enjte do të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Nuk do të mungojnë gjithashtu reshjet e dëborës (lokalisht të dendura) në relievet malore të vendit por relativisht më të theksuara në zonën e Alpeve dhe verilindje. Përgjatë orëve të vona të natës dhe ato të para të mëngjesit ku temperaturat bien; në zonën e verilindjes dhe alpe në lartësi mbi 500 metër reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore ndërsa në juglindje në lartësitë mbi 700-800metër. Në fushën termike temperaturat do të kenë luhatje nga dita në ditë por në përgjithësi ato do të variojnë nga -2ºC deri në 10ºC në vlerat e mëngjesit si dhe deri në 8ºC deri në 15ºC në ato të mesditës. Qëndroni me SH.M.U për përditësime të herëpashershme, lajmëron shërbimi meteorologjik më tej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME