Categories Lajme

Shkrihet akulli mes LDK-së e Vetëvendosjes, drejt marrëveshjes

Lutfi Haziri thotë se i ndajnë pak ditë nga nënshkrimi i një marrëveshjeje më Vetëvendosjen. Derisa raportohet për përafrim qëndrimesh, si rrallë herë, në partinë e Albin Kurtit kanë qëndruar të heshtur rreth negociatave. Është konfirmuar se liderët kanë lënë letrat dhe videot, e janë ulur në tavolinën e bisedimeve. Janë qetësuar ujërat në të dy kampet, e janë ndalur përplasjet publike mes eksponentëve të dy partive, që po bëheshin javëve të fundit kryesisht në studio televizive ose në Facebook. Fundjava u ushqye me lajmin se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte shkuar në shtëpinë e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës, në fshatin Prapashticë. Shtëpia e ish-kryeministrit është e njohur si vend i takimeve politike me partnerët e vjetër të Mustafës, por edhe vend i protestave të Vetëvendosjes pesë vjet më parë. Isa Mustafa në letrat e tij javë më parë thoshte se nuk donte të takohej më me Kurtin për të biseduar dhe se do të ulej në tavolinë vetëm kur të dakordoheshin – përmes letrave – të nënshkruhej marrëveshja. Këtë fundjavë ndodhi ndryshe.

Pa treguar nëse takimi ka ndodhur në Prapashticë, është konfirmuar se dy partitë janë angazhuar nga e premtja për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë. Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri tha të dielën për Gazetën Express se në takimin e fundit mes LDK’së e VV’së nuk kanë marrë pjesë vetëm dy liderët, por ‘ekipet’ nga dy subjektet. Express merr vesh se në takimin e mbajtur në fundjavë, kanë qenë pjesëmarrës disa prej zyrtarëve më të lartë të dy partive, përfshirë edhe Glauk Konjufcën, emri i të cilit është më i përfoluri në negociatat VV-LDK, që nga zgjedhja e tij kryeparlamentar. Haziri nga ana tjetër thotë se me VV’në janë përafruar edhe më shumë dhe arritja e marrëveshjes është më afër. Veçse, ai akoma thotë se partia e tij duhet dhe është e drejtë e saj që të udhëheqë Parlamentin, ndërsa VV’ja, si fituese e zgjedhjeve, të udhëheqë Qeverinë.

“LDK’ja s’e ka diskutuar asnjëherë dhe ka ndërtuar standardin se fituesi e merr Kryeministrin. Ndërsa, ne si parti e dytë, në këtë rrafsh, do të duhej të na takonte pozita e Kryeparlamentarit. 26 dhjetori ka sjellë një situatë të re dhe jemi në përpjekje e sipër për të tejkaluar në mënyrë që LDK’ja me qenë e rehatshme në koalicion, duke e marrë një detyrë kushtetuese deri në zgjedhjen e Presidentit, që parashihet të ndodhë në shkurt të vitit 2021”, ka thëne Haziri. Koha Ditore ka raportuar sot duke u thirrur në burimet e saj se ka përafrim të qëndrimeve mes LDK’së e VV’së dhe kanë filluar të shkrihen akulli edhe për pozitën e kryeparlamentarit, për të cilën dy partitë po e donin për vete. “Për shumicën prej deputetëve të LDK-së, por edhe për nënkryetarin Lutfi Haziri është i pranueshëm propozimi që e ka dhënë Vjosa Osmani në njërën prej mbledhjeve të mëhershme që posti i kryeparlamentarit të kompensohet me njërën prej ministrive të rëndësishme, përkatësisht MPJ-në”, thuhet në raportimin e Kohës Ditore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME