Categories Sport

E pabesueshme! Liverpool shpërdoron në Kupë, i duhet të luajë ndeshje kthimi

Ndeshja e Shrewsbury dhe Liverpool-it sot dhuroi plot spektakël dhe emocione për të dyja tifozeritë. Takimi i vlefshëm për fazën e katërt të FA Cup u mbyll në barazim 2-2, edhe pse djemtë e trajnerit Jurgen Klopp ishin krejtësisht favoritë. Gjermani, në fakt, bëri shumë rotacion sot, duke menduar për kalendarin e ngjeshur. Golin e parë të takimit e shënoi Curtis Jones për Liverpool-in në minutën e 15-të, ndërsa autogoli i Love dyfishoi avantazhin e “Të kuqve”. U duk se Liverpool ishte i kualifikuar, por në 10 minuta ndodhi mrekullia e skuadrës amatore. Cummings shënoi dy gola në të 65′ dhe 75′ duke barazuar rezultatin. Të gjithë u shtangën nga kjo që ndodhi. Ky rezultat bën që dy ekipet të ndeshen sërish me njëri-tjetrin në “Anfield Road”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME