Categories Lajme

Cilat janë vrasjet që zbuloi bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani?

Një megaoperacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit për zbardhjen e vrasjeve të bujshme në vend, dhe shkak u bë dëshmia e të penduarit të drejtësisë.

Gjashtë vrasje janë zbardhur nga policia dhe prokuroria pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka nxjerrë emrat e vrasësve të pagesë që kanë kryer ekzekutime për llogari të grupit të Laert Haxhiut. Vrasjet kanë ndodhur në Greqi, Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë.

PO CILAT VRASJE KA ZBARDHUR TAFANI?

Ato që dihen deri më tani janë:

Vrasja e Artur Breshës në Tepelenë, 4 Dhjetor 2019

Artur Bresha 47 vjeç u ekzekutua me armë mbrëmjen e 4 Dhjetorit 2019 në një kantier ndërtimi në Tepelenë ku ai punonte si roje. Pas vranë 47-vjeçarin, autorët shkuan edhe pranë banesës së viktimës ku gjetën në rrugë vëllain e të ndjerit, një 43-vjeçar, dhe e qëlluan me armë në këmbë duke e lënë të plagosur.

Vrasja e Alban Semakut në Peqin, 17 Tetor 2021

Alban Semaku, i njohur edhe si “kinezi”, u gjet i vrarë me armë më 17 Tetor 2021 pranë Lumit Shkumbin në Peqin (Qarku Elbasan). Ai përdorte edhe emrin Elton Mermali. 38-vjeçari ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes dhe kishte një të shkuar të pasur kriminale.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Vrasja e Albi Bashaliut, 27 dhjetor 2021

Deshmia e Tafanit, anëtar i grupit të Laert Haxhiut i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë ka zbardhur dhe vrasjen e Albi Bashaliut të ndodhur më 27 dhjetor 2021. Atëherë 35 vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe ku banonte. Mësohet se viktima para se të qëllohej për vdekje ishte thirrur në emër nga autorët. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, cili në qershor të 2021 vrau Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë pasi viktima i kishte gërvishur makinën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME