Categories Lajme

“Covid mori më të mirin nga ne”, ish-deputeti socialist humb vëllanë

Ish-deputeti socialist Fatmir Toçi ka humbur të vëllanë për shkak të COVID-19 në moshën 65-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale. Toçi shkruan se i vëllai nuk e fitoi dot betejën me këtë sëmundje duke lënë pas bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën. Ai shprehet se humbja e njerëzve të shtrenjtë është një kambanë alarmi për secilin prej nesh në jetën e përditshme.

“Nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin,i cili duket se ja kishte vënë syrin njërit prej nesh dhe mori më të mirin, vëllain tonë më të madh. Jeta e tij qe aktive dhe një histori suksesi si ushtarak i përkushtuar, por e vështirë në prag të moshës së tretë për shkak të një aksidenti të rëndë automobilistik, rëndimit të gjendjes shpirtërore dhe, së fundi nga virusi i pabesë që ka tronditur gjithë njerëzimin”, shkruan Toçi.

Vetë ish-deputeti Toçi e ka kaluar jo me pak probleme sëmundjen e Covid dhe qe i intubuar. Këtë betejë ai e fitoi pas 55 ditësh.

Postimi i ish-deputetit për humbjen e vëllait KUJTIMI, VËLLAI YNË I MADH
U nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit im vëlla, Kujtimi, 65 vjeç, duke lënë pas një dhimbje të thellë për të gjithë ne, bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën. Nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin,i cili duket se ja kishte vënë syrin njërit prej nesh dhe mori më të mirin, vëllain tonë më të madh. Jeta e tij qe aktive dhe një histori suksesi si ushtarak i përkushtuar, por e vështirë në prag të moshës së tretë për shkak të një aksidenti të rëndë automobilistik, rëndimit të gjendjes shpirtërore dhe, së fundi nga virusi i pabesë që ka tronditur gjithë njerëzimin.

Vdekja e njeriut tonë të dashur është tjetër shembull i qartë dhe një thirrje për domosdoshmërinë e rritjes së kujdesit ndaj vehtes dhe domosdoshmërinë e zbatimit me rigorozitet të masave parandaluese mbrojtëse. Humbja e njerëzve tanë të dashur, rritja e frikshme e numrit të të prekurve dhe viktimave duhet të jenë një kambanë e fortë alarmi për seicilin prej nesh në jetën e përditëshme. Për shkak të situatës së rëndë pandemike dhe respektimit të masave mbrojtëse ceremonia mortore do të jetë familjare dhe e rezervuar në varrezat e qytetit të Kavajës, sot në orën 14.00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME