Categories Covid-19, Lajme

A do të vijojë vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca, Manastirliu tregon vendimin e Komitetit

Ministrja Manastirliu po ndjek nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve. Vaksina Astra Zeneca që po shkakton kaq shumë debate në botë mbi sigurinë e saj dhe ku shumë vende të BE e kanë pezulluar deri në një vendim të dytë nga EMA apo dhe OBSH, po vazhdon t’u injketohet mësuesve.

Duke folur para mediave, Manastirliu ka zbuluar se përqindja e mësuesve që kanë refuzuar të bëjnë vaksinën nuk është në nivele aq të larta sa të shkaktojë “alarm”.

“Nuk ka pasur përqindje që të na alarmojë pasi bëhet një epikrizë dhe vlerësim paraprakisht para se të kryejnë vaksinën. Pra shihet gjendja shëndetësore, si është gjendja e mësuesit që duhet të bëjë vaksinën, jepet rekomandimi nga mjeku përkatës nëse klasifikohet për të bërë vaksinën, nëse heziton ta bëjë vaksinën dhe do ta bëjë në një moment të dytë, thjesht përshkruan në formular arsyen dhe më pas rivlerësohet në një moment të dytë. Vaksina nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme për t’u bërë pasi shpëton jetë”, tha Manastirliu.

Ministrja shtoi se vaksinimi i mësuesve është i nevojshëm pasi janë kategori e riskuar. Vaksina anti Covid mund të lehtësojë masat dhe të bëjë të mundur rikthimin e nxënësve në shkolla sa më shpejt.

“Procesi i vaksinimit të mësuesve në Fier ka nisur sic ka nisur në të gjithë vendin. Janë vaksinuar 2664 mësues deri ditën e djeshme, ndërkohë që sot vijon të vaksinohet në të gjithë Shqipërinë. Janë më shumë se 45 shkolla, të cilat janë aktivizuar në këtë proces. Kemi bërë një ndarje territoriale në mënyrë që qendra shëndetësore së bashku me mjekë dhe vaksinatorë të mundet që në një  mënyrë të organizuar të vaksinojë nëpër shkolla.

Kjo për të patur edhe më tepër lehtësi për mësuesit dhe për të garantuar një monitorim të të gjithë procesit të vaksinimit dhe për të vaksinuar një kategori më të riskuar për arsye të punës që bëjnë dhe që meriton të ketë këtë përparësi në mënyrë që të vijojë dhe me lehtësimin e masave dhe rikthimin në shkollave”, shtoi Manastirliu

Manastirliu theksoi se në komitetin Kombëtar të Imunizimit u vendos vijimi i vaksinimit me AstraZeneca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME