Categories Lajme

Qytetari-Bashës: O Luli jam kushëriri i Ramës, fisi nuk e voton më atë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Vlorë këtë të mërkurë ku u prit nga dhjetëra qytetarë. Edhe pse në fuqi janë rregullat e pandemisë për distancën fizike dhe mbajtjen e maskës, një pjesë e të pranishmëve nuk i kanë zbatuar.

Gjatë takimeve me persona të ndryshëm, kryeopozitari Basha u njoh edhe me një qytetar, i cili pretendonte se ishte kushëriri i Edi Ramës. Ai i tha se kreu i qeverisë i ka marrë pronat, ndërkohë që shtoi se asnjë nga fisi nuk do ta votojë më Edi Ramën.

Qytetari: Ne do të fitojmë, jam kushëriri i Edi Ramës. Më hajduti, na mori pronat. Më hoqi nga puna mua familjen tim për oligarkët e tij. O Lulzim nuk di nga të vej vëllai. Unë jam nga Palasë. Më solli forcat e sigurisë sikur jam krimineli i Shqipërisë. Tek prona ime me hipotekë ma prishi me oligarkët e tij, ai kusari. O luli asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën. Nga i gjithë fisi i mamasë sime nuk e voton më atë.

Lulzim Basha: Ju keni lidhje familjare?

Qytetari: Po…

Lulzim Basha: Çfarë e keni?

Qytetari: Nëna ime dhe nëna e tij janë kushërira. Mua të parit në Shqipëri ma erdhi ma prishi pronën në Llogara. Unë nuk jam as kriminel as një gjë.

Lulzim Basha: Familja e tij janë oligarkët. Familja ime jeni ju.

Qytetari: E di o Luli.

Lulzim Basha: Kështu që më 25 Prill të punojmë të gjithë sëbashku që ta largojmë atë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME