Categories Lajme

Covid po ngatërrohet me virozat, mjeket: Duhet bërë testi

Vjeshta ka shtuar numrin e qytetarëve që  preken nga virozat e stinës. Në Qendrat Shëndetësore të kryeqytetit është rritur numri i vizitave për këto shqetësime. Mjekja e familjes në Qendrën Shëndetësore Nr.10 Brunilda Toçila, thotë se çdo ditë ajo përballet me mbi 6 qytetarë qe paraqesin simptoma të ngjashme me ato të Covid-19. Kryerja e testit zbulon nëse behet fjalë për Covid apo viroza te tjera.

Tetori është muaj i hapur vaksinimesh për të gjithë popullatën. Por prekja nga një viroze e stinës, e bën të pamundur vaksinimin e  qytetarit për Covid, për të paktën 14 ditë. Vaksinën nuk mund ta marrin për 14 ditë edhe ata persona që kanë një familjar të prekur nga Covid, edhe nëse nuk rezultojnë pozitiv.

“Jo, në momentin kur kanë një familjar që është pozitiv me Covid pritet një herë që të mbarojë periudha e karantinimit që është 14 ditë dhe më pas nëse pacienti që ka qenë në kontakt me familjarin pozitiv nuk ka shfaqur simptoma, atëherë do të vazhdojë të karantinohet.

Por gjithnjë pasi të ketë përfunduar periudha e karantinmit.” Temperatura, dhimbjet e fytit, dhe dobësia e trupit janë simptomat e ngjashme të virozave të stinës me ato të Covid. Mjekët apelojnë të gjithë qytetarët me këto simptoma të paraqiten nëpër qendra shëndetësore për të kryer testin e shpejtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME