Categories Lajme

Dentistja mashtruese në kërkim/ Joshi klientët me ulje 50%, pacientëve u ranë dhëmbët

Premtonte buzëqeshjen më të bukur me dhëmbë zirkoni. Ofronte shansin për të paguar me këste dhe me zbritje çmimi për çdo shërbim dentar. Por shumë nga klientët që zgjodhën të dyshuarën Gentiana Elezi u përballën me një makth të vërtetë.

Disave u ranë dhëmbët dhe të tjerë paguan shtrenjtë dhe nuk morën shërbim. Çështja është hetuar nga Prokuroria e Tiranës që mbylli hetimet ndaj stomatologes dhe e dorëzoi të pandehur nën akuzën e mashtrimit të përsëritur. Sipas dosjes hetimore, 39-vjeçarja u kallëzua në fillim nga një shtetase që tha se kishte paguar 2 mijë euro për implant dentar.
Më pas në polici shkuan dhe dy shtetas të tjerë, të cilët rrëfyen se mbasi kishin parë njoftimin në rrjetet sociale dhe ishin joshur nga 50  për qind zbritje, paguan për trajtim dentar të specializuar. Por të dy qytetarëve ju ranë implantet dhe dhëmbët u lëviznin , dhe kur kërkuan ndihmën e stomatologes ajo ishte zhdukur.

Stomatologia është shpallur në kërkim , pavarësisht se autoritetet kishin dijeni për aktivitetin e saj, sa kohë ajo ishte hetuar për të njëjtin krim edhe në Korçë dhe ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë atje me 3 vjet e 6 muaj burgim

Por në të njëjtën kohë kur dentistja akuzohej për të njëjtën skemë dhe në qytetin e saj,  teksa e apeloi çështjen, ajo e  vazhdoi veprimtarinë e pashqetësuar me qëllim për të fituar para.

Në këto kushte, deklaron prokuroria, e dyshuara u zhvendos nga Korça drejt kryeqytetit duke mashtruar klientët. Skeda e saj tregon se ajo u diplomua si dentiste në vitin 2002. Mbas sekuestrimit të dokumenteve prokuroria konkludon gjithashtu se dentistja nuk rezulton e regjistruar në urdhrin e stomatologut.

Prokuroria i thotë gjykatës se e reja, adresa e të cilës nuk është bërë e mundur të gjendet dyshohet se e ka filluar aktivitetin e paligjshëm në vitin 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME