Categories Lajme

Derën e Manastirit e thyen me autoblindë, kush ndodhet brenda sipas Dioqezës së Rashkës

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka thënë se brenda manastirit të Banjkës ndodhen një grup nga Novisadi që kishin shkuar aty për pelegrinazh dhe pjesëtarë të tjerë të Kishës.

Sipas informacioneve që Dioqeza thotë se kanë marrë, aty një grup i armastosur me maska kanë hyrë brenda dhe kanë thyer derën e manastirit me një automjet të blinduar.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se besimarët dhe anëtarët e tjerë të manastirit janë mbyllur në konvikt për siguri, ndërkohë që kanë treguar që persona të armatosur dhe maska kanë lëvizur nëpër oborr e herë pas herë janë dëgjuar edhe të shtëna.

Në konferencë për media edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të këtyre personave të maskuar e me uniforma të cilët janë pozicionuar në Manastirin e Banjkës e nga ku vazhdojnë të sulmojnë Policinë e Kosovës.

Kurti dhe ministri i Brendshëm iu kaën bërë thirrje që të dorëzohen.

KFOR-i ndërkohë ka konfirmuar se ndodhet në Banjska dhe se është i gatshëm të ndërhyjë nëse shfaqet nevoja.

Gjithashtu kanë potencuar se janë duke u përpjekur në gjetjen e një zgjidhje të shpejt dhe se për një gjë të tillë janë në bashkëibisedim me BE-në, Kosovën dhe komandantin e ushtrisës serbe./Express/

Kryeministri i Kosovës, gjatë konferencës së sotme për media, ka shpalosur pamje nga manastiri i Banjskës në Zveçan, ku po qëndrojnë persona të armatosur, që dyshohet se vranë policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, plagosën Alban Rashitin dhe lënduan një tjetër.

Më poshtë keni pamjet që i ka dërguar ZKM:

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME