Categories Lajme

“Dëshmia nga Leksi i Druve…”/ Gazetarja: Të dhënat e “SKY” mund të hedhin dritë mbi zhdukjen e Martinajt

Më një intervistë në emisionin “Kjo Javë” gazetarja Lala foli për ngjarjet e ‘nxehta’ të ndodhura gjatë verës. Duke nisur nga ‘Metamorfoza’ si edhe aksionet e SPAK.

Gjatë bisedës në studio, ajo tha se dosja ‘Metamorfoza’ mund të sjellë fakte të reja dhe gjithashtu emra të tjerë që mund të jenë përballë drejtësisë.

“Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje.

Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” nuk u përmend Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur. Ardhja e të gjitha të dhënave nga SKY mund të japë një dritë të re të hetimeve”, tha gazetarja Lala, duke shtuar:

“Aleks Ndreka (Deda), nëse vendos të rrëfehet mund të japë detaje të forta. Është një personazh që duhet të ketë vëmendje më të madhe. Duhet të merret një dëshmi e Leksit të Druve siç i thonë ndryshe”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME