Categories Lajme

Detaje shokuese, Martina Patti e kishte planifikuar vrasjen e vajzës, e goditi pas shpine

Martina Patti,  nëna e vogëlushes 5-vjeçare Elena Dal Pozzo e kishte planifikuar vrasjen e vajzës së saj që në fillim. Ajo kishte vendosur se si ta vriste fëmijën, ku ta fshihte trupin e saj dhe kë të fajësonte për zhdukjen e saj. 24-vjeçarja u arrestua dhe u akuzua për vrasje me paramendim dhe fshehje trupi. Madje gruaja kishte blerë edhe objektin që do të përdorej për të vrarë Elenën: një mjet i mprehtë, siç thuhet nga hetuesit.

Mirëpo, ideja se viktima prej vetëm 5 vitesh është vrarë në fushë, rreth 600 metra larg shtëpisë së saj, ku më pas është gjetur trupi i saj i pajetë, duket se është lënë mënjanë. Në fakt zonës i mungojnë gjurmët e gjakut. Me gjasë vrasja ka ndodhur në shtëpinë ku jetonin nënë e bijë, të cilën Prokurori Publik i Katanias e ka sekuestruar. Nëna dyshohet se e vrau vajzën e saj duke e goditur disa herë në shpinë dhe qafë dhe, pasi e vrau, e futi përsëri në makinë dhe më pas arriti në fushën në Mascalucia ku më pas e braktisi trupin.

Ajo fillimisht u përpoq të fuste trupin e zhveshur të vogëlushes në 5 thasë, më pas mbuloi gjithçka me gurë dhe, pluhurin e krijuar nga mbetjet e shpërthimeve vullkanike. Pasi fshehu disi vrasjen e saj të tmerrshme, 23-vjeçarja u kthye në shtëpi, ndërroi rrobat e gjakosura dhe shkoi në polici me qëllimin për të denoncuar rrëmbimin e vajzës së saj, që sipas saj ishte kryer nga kriminelë të maskuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME