Categories Lajme

SPAK paralajmëron gazetarët: 5 vite burg kush publikon dëshminë e Dumanit

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paralajmëruar me burg gazetarët që bëjnë publike dëshminë e Nuredin Dumanit.

Pas publikimit të dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili denonconte episode të krimit të organizuar, porosi vrasjeje, e madje edhe lidhjet me politikën, SPAK ka ndërmarr vendimin duke kërcënuar mediat dhe gazetarët se nëse publikojnë të dhënat, do të dënohen me 5 vite burg sipas parashikimeve të nenit 295/a i Kodit Penal.

Urdhri është përgatitur dy ditë më parë dhe është firmosur nga Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani e Behar Dibra.

Por duket se edhe vetë prokurorët që kanë nënshkruar këtë urdhër kanë dekonspiruar hetimet e kanë nxjerrë të dhëna duke rrezikuar burgun, pasi kanë zbuluar zyrtarisht se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj janë bashkëpunëtorë të drejtësisë, e një e dhënë e tillë është e ndaluar për t’u publikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME