Categories Lajme

I nxehti afrikan “pushton” Europën këtë fundjavë, ja sa shkojnë temperaturat

Europa po përgatitet për një valë të re të nxehti afrikan që pritet të kulmojë në gjithë kontinentin gjatë kësaj fundjave. Ekspertët europianë të motit thonë se temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë celsius në Itali dhe Francë e mbi 30 gradë në Gjermani.

Vala me origjinë nga Afrika Verilindore ka pushtuar jugun e Spanjës, që këto ditë me temperatura që i kapërcejnë 35 gradë celcius. I nxehti i këtij viti ka ardhur më herët se në gjithë këto 40 vitet e fundit. Autoritetet zbatojnë masa të jashtëzakonshme për të shmangur fatalitetet, siç ka ndodhur vitet e kaluara.

500 milionë euro ka akorduar qeveria franceze për planin e masave për përballimin e të nxehtit. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në zona të freskëta si plazhe, ose të shmangin daljet në sheshe gjatë orareve të pikut. I nxehti pritet të shkaktojë thatësirë që mund të rrezikojë edhe zjarre nëpër pyje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME