Categories Lajme

Dhjetëra përmbarues shtetëror të shkarkuar për abuzime, privatët nuk i prek askush, detaje

Çështjet, në të cilat përmbaruesit nuk zbatojnë procedurën siç duhet, janë të shumta. Ato kanë të bëjnë me vendime që lidhen me pronat, me llogaritë bankare por edhe me ekzekutimet e vendimeve që kanë lidhje me çështjet familjare.

Paligjshmëritë e përmbaruesve prodhojnë problematika të natyrave të ndryshme që afektojnë mijëra shqiptarë në vështirësi.

“Shpesh herë shkelja nuk ka të bëjë me çështjen por me procedurën se si ndiqet kjo çështje. Nëse përmbaruesi ka neglizhuar, ka shkelur afate nuk është sjellë mirë me palët dhe sigurisht ka tejkaluar afatet kur ka vonuar sekuestrot kur ka vendosur një sekuestro në kundërshtim me ligjin janë të gjitha objektet e këshillit përmbarimor që merr masën përkatëse”, u shpreh u shpreh Piro Lutaj/Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Përmbarimor.

“Çështjet që kanë të bëjnë me pronat dhe çështjet që kanë të bëjnë me takimin e fëmijëve apo për urdhrat e mbrojtjes për dhunën në familje. Këto janë çështjet më delikate dhe më problematike. Në pesë vitet e fundit shumë përmbarues shtetëror janë larguar nga puna për shkak të shkeljeve. Ndërkohë që e kundërta ndodh për përmbaruesit gjyqësor privat që duket se mund të bëjnë ç’të duan me ligjin edhe kur tejkalojnë kompetencat”, u shpreh avokatja Vasilika Hysi.

“Prej 2018 ne kemi pasur objekt masash dhe ndëshkimesh madje largim nga shërbimi të një numri të konsiderueshëm përmbaruesish. Në 2018 -20, 2019-18, 2020 -14, 2021 -14, 2022 -15 përmbarues një numër shumë I madh por nuk kemi toleruar asnjë shkelje apo shqetësim që i sillet qytetarëve nga përmbaruesit.

Shifrat që ju dhashë janë reali dhe shërbimi nuk e ka ndier mungesën e tyre por thjesht ka patur rritje të cilësisë së shërbimit”, u shpreh Piro Lutaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Përmbarimor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME