Categories Lajme

Dibër/Bulqizë, Ndezën zjarr dhe për pasojë u dogjën dy sipërfaqe me bimësi, procedohen penalisht dy autorët

Dibër/Bulqizë, Ndezën zjarr dhe për pasojë u dogjën dy sipërfaqe me bimësi, falë reagimit të menjëhershëm dhe punës profesionale hetimore të shërbimeve të Policisë, identifikohen dhe procedohen penalisht dy autorët.

Ditën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një zjarr në një masiv pyjor në fshatin Dovalan në Dibër dhe një tjetër zjarr në fshatin Miresh në Bulqizë, shërbimet e Policisë, kanë organizuar punën dhe

menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna ku në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike me erë të fortë, fikja e zjarrit është bërë e mundur pas disa orësh pune.

Në vijim të hetimeve të thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorët e këtyre dy rasteve të zjarrvënies, mbështetur dhe në inteligjencë informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër dhe Bulqizë, referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

F.T., 54 vjeç, banues në fshatin Dovalan, Dibër

K.M., 60 vjeç, banues në fshatin Miresh, Bulqizë.

Këta shtetas, kanë ndezur zjarr për djegien e barishteve në tokat e tyre, ku për shkak të erës që fryente, zjarret kanë dalë nga kontrolli dhe për pasojë u dëmtuan dy sipërfaqe toke me bimësi.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME