Një makinë e parkuar pranë një lavazhi është djegur gjatë natën në Fushë-Krujë. Mësohet se makina është në pronësi të Alfred Stojani nga fshati Ulëz. Sipas policisë dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, pasi mësohet se pjesa e brendshme e mjetit është lyer me lëndë djegëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personit që dogji makinën e Stojanit. (K.H/Faxweb.al)
Categories
Lajme