Categories Lajme

“U gjetën të mbijetuar poshtë tavolinave/ Shkreli: Energjia sizmike ka rënë, nuk ka vend për panik nga lëkundjet

Gjatë Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli tha se njerëzit duhet kenë më shumë besim te organet e specializuara dhe duhet të hyjnë në ndërtesa vetëm pas certifikimit të tyre. Shkreli tha se dhe në ditë në vazhdim mund të ketë lëvizje të lehta, pra energjia sizmike vjen duke rënë, ky është një fakt statistikor dhe çdo njeri mund ta konfirmojë edhe në internet. Po ashtu Shkreli iu drejtua qytetarëve me këshilla në rast lëkundjesh nga tërmeti. “Një këshillë sizmik, banorët në katet e larta nuk rekomandohen të dalin gjatë lëkundjes sizmike. Raste që ne kemi gjetur gjatë kërkim shpëtimit, kanë shpëtuar njerëz të cilët pavarësisht se është shembur objekti kanë shpëtuar ata njerëz që janë gjendur poshtë krevateve, tavolinave, poshtë objekteve që kanë trarë. Kjo tregon se njerëzit duhet të rrinë në vende të sigurta gjatë tërmetit dhe duhet të shfrytëzojnë pauza për të dale. Banorët e akteve të para mund të dalin menjëherë”,-tha ai. Në fund, ai tha se “njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga lëkundjet. Kjo është një gjë që nuk ka vend për panik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME