Categories Lajme

Kapacitet “zero” në luftën ndaj kr.i.mit ki.bernetik, adresim me reformën strukturore në Policinë e Shtetit

Kryeministri Edi Rama tërhoqi sot vëmendjen për kapacitetet dhe për aftësitë zero në Ministrinë e Brendshme, për të reaguar ndaj krimit kibernetik. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Edi Rama tha se “këto ditë kanë nxjerrë në pah një dobësi të papranueshme në Ministrinë e Brendshme, lidhur me gjithë hallkën e luftës kundër krimit kibernetik.

“Aftësi zero për të reaguar ndaj lajmeve të rreme, ndaj shprehjeve të urrejtjes, racizmit, dhe madje për të reaguar ndaj sulmeve kibernetike. Është një nga pikat që duhet mbajtur shënim dhe në procesin që kemi në dorë fatmirësisht të reformimit strukturor në Policinë e Shtetit dhe në gjithë hallkat, duhet të kemi parasysh forcimin eksponencial të sektorit të luftës kundër krimit kibernetik”, tha Rama.

Ai theksoi se “krimi kibernetik është sot një shqetësim shumë i madh, dhe ne sot po e shohim se sa e rrezikshme është që të jesh i ekspozuar ndaj krimit kibernetik, ndaj lajmeve të rreme, ndaj mashtruesve që shfaqen si bamirës dhe që arrijnë deri në mashtrime financiare, ndaj atyre që përhapin panik dhe me radhë”. Po ashtu, Kryeministri shprehu keqardhje për rolin çuditërisht problematik të disa medieve në këtë proces dhe për klimën acaruese që krijojnë në mjediset e debateve mediatike”.

“Këto ditë janë kthyer në debate shpesh herë surreale me lloj-lloj delirantësh që marrin pjesë në to dhe japin opinionin bazuar në provokacione surreale mes antikitetit romak dhe tëmetit të ditëve të fundit. Komplet pa lidhje. I kam parë sintezat e këtyre debateve në raportimin që marr dhe jam i mahnitur nga mungesa e mirëkuptimit të disa prej këtyre moderatorëve, për nevojën e madhe që ka ky popull për të marrë mesazhe qetësie dhe për të dëgjuar zëra të arsyeshëm. Pa folur pastaj për shërbimin skandaloz që i bëhet ankthit dhe pasigurisë, por edhe mërzisë me përcjellje episodesh sporadike që mbeten pastaj në mendjen e njerëzve, sepse gjithë aspektet e tjera mbulohen në mënyrë disproporcionale”, tha Rama. Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri kërkoi gjithashtu që të mbahet një marrëdhënie shumë intensive me gjithë komunitetin ndërkombëtar, dhe kjo sipas tij, “është një nga detyrat më të vështira pas kalimit të krizës akute. “Na duhet që gjithë rrjetin e miqve dhe partnerëve ta mbajmë të mirëinformuar dhe të bëjmë çmos që ta kanalizojmë në një drejtim të përbashkët për të shmangur sa më shumë nga fragmentimi i ndihmës”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME