Categories Lajme

Situata nga tërmeti/ Masa për lehtësimin e barrës psikologjike te fëmijët

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, u ndal në një aspekt themelor të situatës nga tërmeti që ka të bëjë me barrën e madhe psikologjike që vazhdon të rëndojë në çdo familje shqiptare, sidomos tek fëmijët. “Kam marrë një pafundësi mesazhesh lidhur me vështirësitë që kanë prindërit për të qetësuar fëmijët. Është e domosdoshme të kërkojmë rrugët për t’u fokusuar te aspekti psikologjik, duke u përpjekur të përcjellim sa më shumë siguri, informacion dhe qetësi”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini që të kontaktoj me sa më shumë grupe mësuesish për të kërkuar që në ditët e para të rifillimit të shkollës fokusi të jetë tek lehtësimi i kësaj barre dhe te një alternim midis procesit normal të mësimit dhe komunikimit”.

“Duhet që në këto ditë, sidomos për më të vegjëlit, mësimi të kaloj në plan të dytë dhe shkolla të përdoret për të lehtësuar sa më shumë psikologjikisht njerëzit, duke organizuar biseda, lojëra, shëtitje të përbashkëta. Do të kemi kohë që të rikuperojmë orët e mësimit  në kuptimin strikt të fjalës. Kjo është koha për të bërë sa më shumë në këtë aspekt”, tha Rama. Kryeministri theksoi se çdo nxënës në zonat e prekura, nga klasat më të ulëta te klasat më të larta, ka nevojë për këtë asistencë njerëzore dhe për këtë komunikim njerëzor”. “Duhet punë e madhe me takime me drejtuesit e shkollave, grupet e mësuesve për t’i kërkuar që në këto ditë të para të fillimit të mësimit të fokusohen te aspekti prindëror i rolit të tyre dhe të jenë sa më kreativ për të lehtësuar anën psikologjike dhe për të larguar fëmijët nga hija e frikës, pasigurisë dhe ankthit”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME