Categories Lajme

Mblidhet sot Komitetit Kombëtar i Rindërtimit, Rama: Familjet do targetohen sipas nevojës që procesi të mos marrë vite

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “nevoja për të krijuar një bazë solide për operacionin e financimit të gjithë operacionit të rindërtimit është e madhe, dhe po ashtu edhe domosdoshmëria për të garantuar që të gjitha familjet të targetohen sipas nevojës dhe që procesi të mos marrë vite e vite si në vende shumë më të fuqishme se ne”. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Rama njoftoi se sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit.

Rama tha se “në këtë Komitet marrin pjesë përfaqësues nga qeveria, përfaqësuesit e organizatave solidare për njerëzit në nevojë që kanë grumbulluar sasi të konsiderueshme kontributesh financiare, me përfaqësuesit e shoqatës së ndërtuesve, shoqatës së inxhinierëve, shoqatës së arkitektëve, me Dhomën e Tregtisë, Fondin e Zhvillimit, përfaqësues të shoqatës së sipërmarrësve në sferën e tregtisë”.

Kryeministri theksoi se “Komiteti do të fillojë procesin e diskutimit dhe harmonizimit të përpjekjeve që kontributet e mbledhura të shtohen në mënyrë që procesi i planifikimit të harmonizohet. “Ministria e Financave dhe kryetari i Komitetit Kombëtar bashkarisht po punojnë me një ekip ekspertësh për rishikimin e buxhetit në funksion të këtij prioriteti të prioriteteve”, tha Rama. Ai vlerësoi reagimin e partnerëve dhe organizatave ndërkombëtare, që në këtë moment është goxha inkurajues.atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME