Categories Lajme

Verifikimi i gjendjes së godinave/ Ekspertiza e huaj, garanci e plotë për procesin

Verifikimi në terren i godinave të dëmtuara dhe i qëndrueshmërisë së tyre do të bëhet nga specialistë shqiptarë dhe të huaj në mënyrë që njerëzve t’u jepet garanci e plotë në këtë moment pasigurie psikologjike. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Rama tha se është lehtësues përgjigja e miqve tanë për të sjellë këtu grupet e inspektorëve. “Kemi grupe që kanë ardhur dhe janë në terren, grupe që po vijnë. Të gjithë kanë ofruar ekipe. Është me shumë rëndësi të garantohet organizimi i plotë i punës në aspektin e ndarjes së barrës. Këta ekspertë janë të gjithë ajka e vendeve nga vijnë, janë të përgatitur për këto situata, janë super specialistë”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi që të fillojë puna për të organizuar sa më shpejt një konferencë informimi publik me përfaqësuesit e gjithë këtyre ekipeve, që të ekspozojnë fotografi dhe fakte nga realiteti i punës së tyre dhe të japin sa më shumë shpjegime teknike që njerëzit të fillojnë të dallojnë mes godinave të krisura dhe godinave të rrezikuara”.

“Pamja e jashtme e godinave dhe e mureve nuk është domosdoshmërisht tregues i një situate të rrezikshme. Tani pres më padurim dhe ankth rezultatin për të parë se sa janë godinat që janë realisht të rrezikuara dhe se sa nga këto shfaqje mbi lëkurën, fasadën e godinave apo muret është e lidhur me dëme sipërfaqësore që janë të riparueshme”, tha Rama. Por, sipas tij, “kjo kërkon një garanci të madhe dhe këtë garanci na e japim ekspertët në ardhje”.

“Pavarësisht se këtu nuk është fjala për ndonjë shkencë shumë të komplikuar dhe ekspertët tanë e kanë të gjithë kapacitetin që të dallojnë dhe përcaktojnë nivelin e dëmit në raport me qëndrueshmërinë e godinës, por me këtë nivel pasigurie psikologjike duhen patjetër 4 sy, dy sy shqiptarë dhe dy sy të huaj, që njerëzit të jenë të garantuar”, tha Rama. Ai kërkoi që ekipet të krijojnë një dosje rastesh me fotografi dhe me shpjegime që të mund të ekspozohet për publikun në një konferencë në ditët në vijim të kësaj jave. /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME