Një karburant në superstradën Lezhë-Laç është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku janë dëgjuar dy shpërthime të mëdha. Paraprakisht dyshohet për tre të plagosur nga zjarri dhe dëme të shumta materiale. Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shuajnë flakët. Dyshohet se zjarri në karburant është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.
Categories
Lajme