Categories Kuriozitete

E veshur me mermer dhe e zbukuruar me ar e swarovski, njihuni me xhaminë më të madhe në Europë

Është përuruar të premten në Çeçeni ajo që konsiderohet të jetë sipas autoriteteve atje xhamia më e madhe  dhe më e bukur në Europë.

E quajtur sipas Profetit Muhamed, dhe me nofkën “krenaria e myslimanëve”, xhamia është ndërtuar në qytezën Shali, në periferi të kryeqytetit Grozni. E ndërtuar për 7 vite, xhamia është edhe më e shtrenjta në Europë.

Dizajni i saj është unik. Brenda dhe jashtë, xhamia është veshur me mermer të bardhë nga Greqia, është e zbukuruar me ar të pastër, ndërsa llambadari i madh në formë lotuis është zbukuruar me kristale Swarovski.

Sipas arkitektit dhe kuratorit të saj, xhamia mund të mirëpresë mbi 30 mijë vetë njëkohësisht. Ndërsa brenda rrethimit të godinës, sipas autoriteteve mund të futen edhe 70 000 persona të tjerë.

Që kur mori drejtimin e Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, po udhëheq ringjalljen islamike në rajonin rus.

Në vitin 2008, ai hapi xhaminë “Zemra e Çeçenisë” në kryeqytetinGrozny, e cila u rrënua në dy luftërat midis Moskës dhe separatistëve pas rënies sovjetike në 1991.

Xhamia ka një kapacitet prej 10,000 vendesh. Grupet e të drejtave të njeriut kritikojnë Kadyrov për shkelje të të drejtave të njeriut, pretendime që ai i ka mohuar në vijimësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME