Lajme

Digjet makina “Benz” në Elbasan, dëmtohen dhe dy mjete të tjera

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një mjet në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “5 Maji”.

Automjeti tip “Benz”, në pronësi të D. T., banues në këtë qytet, u përfshi nga flakët ndërsa ka qenë i parkuar në sheshin para pallatit.

Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.

Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Një nga pistat është zjarrvënia e qëllimshme!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close