Categories Lajme

Diplomati italian rrëfen ç’i panë sytë në Kabul

Një diplomat italian ka folur për kushtet në të cilat po zhvillohen operacionet e shpëtimit në aeroportin e Kabulit. “Fatkeqësisht na është dashur të jemi dëshmitarë të skenave dramatike, por kemi arritur në kushte emergjence absolute të sjellim në shtëpi bashkatdhetarët tanë dhe disa nga kolegët tanë afganë” tha Tommaso Claudi, për agjencinë e lajmeve “Ansa”.

Fluturimi i parë italian i evakuimit me 86 persona u ul në Romë të mërkurën. Më vonë dy avionë “C130” që transportonin gjithsej 200 persona u nisën nga Kabuli pasdite dhe në mbrëmje, tha ministria e Mbrojtjes e Italisë, shkruan “BBC”.

Claudi mbeti në Kabul për të menaxhuar operacionet e kthimit në vend. “Në Afganistan ne jemi dëshmitarë të një tragjedie të madhe humanitare dhe ne të gjithë po bëjmë çmos” tha ai.

Ministri italian i Mbrojtjes falënderoi “më shumë se 1500 ushtarë italianë që po kryejnë, pa ndërprerje, një punë të jashtëzakonshme për të siguruar transportin e bashkëpunëtorëve afganë dhe familjeve të tyre“.

Situata në aeroportin e Kabulit vijon që të jetë kaotike, pasi talebanët kanë bllokuar rrugët lidhëse me portën ajrore, drejt së cilës janë drejtuar mijëra afganë me qëllim arratisjen nga vendi, pasi i tremben h akmarrjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME