Categories Lajme

Djali i Trump publikon videon: Shihni si digjen 80 vota që ishin hedhur për babain tim

Një video virale që pretendon të tregojë se fletëvotimet e zgjedhjeve amerikane janë djegur, e cila më parë është demaskuar si false, u shpërnda të mërkurën në mbrëmje nga djali i presidentit Eric Trump. Video u shfaq të martën, duke treguar një burrë me një qese plastike plot letra që i ngjajnë fletëve të votimit, të cilat ai më pas i vuri flakën. Fytyra e personit nuk tregohet në video, e cila është konsideruar e rreme dhe nga mediat, ndërsa në masë të madhe është ndaluar përhapja e saj.

Duke folur në video, burri pretendon se çanta përmban 80 fletë votimi “të gjitha për Presidentin Trump”. Dhe ndërsa videoja nuk specifikon një vendndodhje, emrat e kandidatëve të tjerë që shfaqen në letra sugjerojnë se ajo ishte marrë në Virginia. Ndërkohë që vetë zyrtarët e këtij qyteti në një deklaratë u shprehën se ato janë kopje të fletëve të votimit, dhe jo fletë të vërteta, pasi nuk kanë elementët thelbësore të sigurisë, dhe barkodin që do të duhet ta kenë fletët origjinale. “Një qytetar i shqetësuar ndau një video me ne që në dukje tregon dikë që digjet fletët e votimit. Ato nuk janë fletëvotime zyrtare, ato janë kopje të votave”, janë shprehur zyrtarët në Virxhinia të cilët shtojnë se po vijojnë hetimet për ngjarjen. Po pavarësisht këtyre reagimeve, Eric Trump e ndau videon në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke shkruar “Djegia e 80 Votave të Trump”, ndërkohë që postimi që ai ka rishpërndarë është bllokuar.

Sidoqoftë, djali i presidentit ka refuzuar të heqë postin e tij, pavarësisht se mori një përgjigje të shpejtë nga vetë nga autoritetet e qytetit të Virxhinias duke përsëritur se “ato ishin mostra të votave”. Cicërima e tij erdhi ndërsa kandidati demokrat Joe Biden fitoi 13 votat elektorale të shtetit pasi kishte një epërsi ndaj Trump. Eric, i cili është dhe këshilltar i presidentit, vazhdimisht ka hedhur akuza në këto orët e fundit për manipulimin e zgjedhjeve, ndërkohë që numërimi i votave vijon ende në disa shtete, e ku sipas të gjitha projeksioneve, Bidenit i duhen dhe vetëm 6 vota elektprale për të shpallur fitoren. Videoja ku pretendohet djegia e 80-votave për Trump:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME