Categories Lajme

E gjithë vëmendja te Trump dhe Biden, por sa vota për president mori reperi Kanye West

Kandidati surprizë në zgjedhjet presidenciale 2020 në SHBA ishte reperi Kanye West. Edhe pse numërimi në të gjitha shtetet nuk ka përfunduar, reperi është dorëzuar megjithatë ka lënë të kuptohet se do të marrë pjesë në garën e ardhshme për president në vitin 2020. “Kanye 2024”, ka shkruar në Twitter West, duke nënkuptuar se këtë herë humbi. Sipas Indipendent reperi grumbulloi vetëm 60,000 vota në të 12 shtete, ndërkohë që shteti ku ai arriti që të sigurojë më shumë vota është Tenesi, ku u votua nga 10,216 vota ose 0.3 përqind të totalit të shtetit.

Shteti i dytë ku West mori më shumë vota ishte në Minesota, ku ai grumbulloi 7,789 vota, i ndjekur nga Kentucky, Colorado dhe Oklahoma. West deklaroi më herët se votoi për veten e tij, ndërkohë që kjo ishte hera e parë që ai i drejtohej kutive të votimit. “Sot po votoj për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe është një votë për dikë që e besoj me të vërtetë…mua”, shkroi ai. Në SHBA vijon numërimi i votave dhe në 4 shtete, ku Joe Bidenit i duhen vetëm 6 vota elektorale që të shpallë fitoren në garë, dhe të bëhet president i radhës i Amerikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME