Categories Lajme

Dorëzohet më në fund Konte, mbyllet dhe Italia

Kryeministri Conte njoftoi ditën e sotme se rajonet e Kalabrisë, Lombardisë, Piemontes dhe Valle d’Aosta janë zona shpallur zona të kuqe si pasojë e rasteve të shtuara me Covid-19. Me shpalljen si zonë e kuqe nënkuptohet vendosja e një sërë masash kufizuese shtesë nga e premtja e kësaj jave deri më 3 Dhjetor. Në zonën e verdhë, me masa kufizuese më të moderuar u përfshin Abruzzo, Basilicata, Campania, Emilia Romagna, Lazio, Veneto, Liguria dhe Umbria. Ndërkohë që Pulia dhe Siçilia u shpallën zona portokalli, me kriticitet mesatarisht të lartë.

Zona e kuqe nënkupton se qytetarët duhet të sigurojnë lëvizjen e brendshme vetëm për “nevoja të provuara” (për arsye të punës, shëndetit dhe emergjencave). Hapur do të jenë vetëm për çerdhet, kopshtet dhe shkollat ​​fillore. Do të mbyllen dyqanet me përjashtim të ushqimoreve, farmacive, parafarmacive, tabakove, si dhe pikat e shitjes së gazetave. Parukeritë dhe berberanat mbeten të hapura ndërsa tregjet, baret dhe restorantet duhet të mbyllen.

Aktiviteti në qendrat sportive është pezulluar, por lejohet vetëm jashtë dhe individualisht. Lëvizja me motor lejohet gjithashtu në afërsi të shtëpisë së dikujt, duke ruajtur distancat dhe duke përdorur një maskë. Ky vendim i kryeministrit Konte erdhi fill pas apelit të djeshëm të mjekëve, të cilët i bërën thirrje qeverisë të ndërmerrte masa kufizuese strikte pasi vala e dytë nuk do të jetë një stuhi por një cunami.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME