Categories Lajme

Biden bën rikthimin e bujshëm në Georgia, mund të shpallet President pa përfunduar numërimi në Nevada

Ndërkohë që po vazhdon numërimi i votave në shtetet kyçe, kandidati demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, e ka ngushtuar në masë të konsiderueshme epërsinë e rivalit Donald Trump në Georgia. Prej fillimit të numërimit, Partia Republikane e presidentit të tanishëm ka qenë në epërsi në Georgia, por dallimi në vota mes kandidatëve tashmë nuk është dhe aq i madh sa më herët. Të mërkurën, ky dallim ishte dhjetëra mijëra vota, ndërsa tani epërsia e Trumpit ndaj Bidenit në këtë shtet është vetëm rreth 23 mijë vota, sipas të dhënave të FoxNews.

Ndërkohë Trumpi ende është në epërsi në Karolinën Veriore dhe në Pensilvani, por dallimi në vota në këtë të fundit gjithashtu është zvogëluar shumë në krahasim me një ditë më parë. Partia Demokratike e Bidenit deri më tani ka siguruar më shumë ulëse se Partia Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, ku sipas votave të numëruara deri tani i ka marrë 204 ulëse, në krahasim me 190 të partisë rivale. Sa i përket Senatit, që është dhomë e lartë e Kongresit, gjithçka është ende e barabartë. Të dyja partitë deri më tani kanë marrë nga 48 ulëse në këtë organ.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME