Categories Lajme

“Djalin tim e kanë…”/ Infermieri i burgut të Rrogozhinës u arrestua pa prova, OPGJ-ja mohon ato çfarë ka shkruar në procesverbal

Emisioni Fiks Fare solli rastin e  një infermieri burgu nga Rrogozhina të arrestuar për dhunë në familje në mënyrë të përsëritur, pa prova.

Abdulla Ruda babai i Bukurosh Rudës tregon për gazetarët e emisionit  Fiks Fare se i kanë arrestuar djalin në mënyrë të padrejtë.

“Djalin tim e kanë arrestuar për dhunë në familje në mënyrë të përsëritur madje thonë se e kapën në flagrancë, por kjo gjë nuk është e vërtetë pasi asnjëherë më parë bashkëshortja e tij nuk ka bërë kallëzime për dhunë, madje as këtë herë që janë grindur nuk e ka qëlluar djali, por ka qëlluar nusja djalin“ thotë z.Ruda

Z.Ruda sqaron se ka shkuar edhe në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe ka takuar shefa ku u ka shprehur shqetësimet e tij, por nuk është bërë asgjë, djali i tij është në paraburgim.

Fiksi solli telefonatën e Oficerit të Policisë Gjyqësore, Erion Çekrezi, që hartoi procesverbalin e arrestimit të qytetarit, me vëllain e të arrestuarit.

OPGj-ja Çekrezi pranon në telefon se i arrestuari ka shkuar vetë atë natë në komisariat, pasi është telefonuar nga policia duke hedhur poshtë faktin se policia e arrestoi në flagrancë.

Gjithashtu tregon se nuk ka patur asnjëherë më parë kallëzime për të për dhunë në familje, duke hedhur poshtë kështu faktin tjetër se dhuna ishte e përsëritur.

Madje sipas oficerit z.Ruda nuk duhet të kishte shkuar atë natë në komisariat edhe pse e telefonuan sepse sipas tij “Gratë të fusin brenda edhe pse më vonë del i pafajshëm”. Ai në telefonatë thotë se ka shumë raste të tilla.

Pra edhe pse asgjë nga ato që ishin shkruar në procesverbal nuk janë faktuar, qytetari shkoi në paraburgim me akuzën e dhunës në familje të përsëritur./ TCH

Infermieri i burgut të Rrogozhinës u arrestua pa prova, OPGJ-ja mohon

Infermieri i burgut të Rrogozhinës u arrestua pa prova, OPGJ-ja mohon

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME