Categories Lajme

Doli nudo në rrugët e Tiranës, policia del me njoftim zyrtar: Kishte rrahur familjarët, u dërgua në spitalin psikiatrik

Një burrë ditën e sotme u fotografua në rrugët e Tiranës teksa isshte duke ecur nudo.

Pas kësaj video ka ardhur dhe njoftimi i policisë të cilët bëjnë me dije se burri i cili doli nudo sot në rrugët e kryeqytetit është identifikuar si shtetasi E.M, 37 vjeç.

Mësohet se 37 vjeçari është kapur dhe është dërguar në spitalin psikiatrik pasi vuan nga problemet e shëndetit mendor. Ky shtetas më herët kishte dhunuar familjarët e tij dhe më pas ishte larguar nga banesa i zhveshur.

Njoftimi i plotë: Tiranë , Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas i zhveshur, ju sqarojmë se:

Sot rreth orës 12:55, është marrë njoftim se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas, i cili vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor, ka dhunuar familjarët e tij dhe është larguar nga banesa i zhveshur.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë reaguar menjëherë dhe rreth orës 13:10, kanë bërë kapjen e shtetasit E. M., 37 vjeç, dhe shoqërimin e tij për në spitalin psikiatrik ku dhe ndodhet aktualisht.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME